Vuçiq: Paga mesatare deri në fund të vitit do të jetë 610€

Paga mesatare deri në fund të vitit do të jetë 610 euro, njoftoi Presidenti Vuçiq.
“Unë u premtoj pensionistëve që ne do të përpiqemi t’i mbajmë pensionet sa më shumë që të jetë e mundur, duke ndjekur pagat sa më shumë që të jetë e mundur, theksoi Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në TV Happy.
Ai shtoi se Serbia do të tejkalojë Bullgarinë, e cila është lider në rajon me 580 euro, sa i përket pagës mesatare.
Ai u premtoi pensionistëve se jo vetëm që do të marrin 20,000 dinar një herë, por edhe se shteti do të përpiqej t’i mbante pensionet de pagat sa më të larta.