Marijuanë, edhe brenda pomfritit të “Mc Donald’s”

Një çift pohon se kanë gjetur substancën narkotike në “cheesburger”-in e blerë.
Policia e Iowas në SHBA po kryen hetime në lidhje me sinjalizimet e një çifti, për gjetjen e marijuanës në pomfritin e “Mc Donald’s”.
Dy personat në fjalë pohojnë se kanë gjetur substancën narkotike në “cheesburger”-in e blerë në një nga dyqanet e famshme “fast-food”.
Nga shija dhe era, sipas tyre, ajo që kanë dalluar në panine ishte pikërisht marijuanë. Për këtë arsye janë ankuar edhe te shitësit e “Mc Donald’s” e më pas kanë lajmëruar edhe policinë.
Kështu, agjentët menjëherë kanë hapur një çështje, për të kuptuar nëse ishte vërtet marijuanë ajo që është gjendur nga çifti, në pomfritin e blerë. Po ashtu do të zbulohet edhe sesi ka qenë e mundur që ajo të përfundojë brenda pomfritit.

Leave a Reply

Back to top button