100.000 dinarë gjobë! 21-vjeçari nga Maqedonia e Veriut “fluturoi” me 214 km/h në autostradën Beograd – Nish

Pjesëtarët e Policisë së Nishit kanë larguar nga komunikacioni një shtetas 41-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i cili po drejtonte një automjet të llojit BMW me një shpejtësi marramendëse prej 214 kilometrash në orë në autostradën Beograd–Nish.
Automjeti u ndalua nga njësia e kontrollit të shpejtësisë (civilë/presretač) në afërsi të Nishit, ku kufiri maksimal i lejuar i shpejtësisë është 130 kilometra në orë, që do të thotë se drejtuesi e kishte tejkaluar limitin për 84 km/h.
Ndaj shoferit është ngritur fletëparaqitje për kundërvajtje dhe ai është dërguar menjëherë te gjyqtari për kundërvajtje.
Gjyqtari i ka shqiptuar atij një gjobë me para prej 100.000 dinarësh, si dhe masën mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të mjetit motorik të kategorisë B në territorin e Serbisë për një periudhë prej tetë muajsh.
