Zvicra starton me katër shqiptarë kundër Argjentinës

Ashtu sikurse është pritur Ottmar Hitzfeld ka startuar me 4 shqiptarë kundër Argjentinës së Messi.
Katër shqiptarë pritet që të startojnë kundër Argjentinës sot në ndeshjen që pritet të zhvillohet në orën 18:00.
Shaqiri, Xhaka, Mehmedi dhe Behrami janë katër futbollistët kosovarë që do të ndeshen me Argjentinën e Messi.
Argjentina hynë e favorizuar në këtë takim pasi që nuk ka shumë zëvendësime por njëjtë është edhe Zvicra, ku Shaqiri duhet të tregojë nivelin e tij edhe sonte ashtu sikurse kundër Hondurasit.

Këto janë formacionet zyrtare të dy kombëtareve:

Argjentina: Romero, Garay, Zabaleta, Gago, Di Maria, Higuain, Messi (capt), Mascherano, Rojo, Fernandez, Lavezzi.

Zvicra: Benaglio, Lichtsteiner, Inler (capt), Xhaka, Behrami, Rodriguez, Mehmedi, Drmic, Djourou, Schar, Shaqiri. 

Leave a Reply

Back to top button