Vidhet kisha në Bujanoc

Kisha e Shenjtorëve Apostuj Pjetër dhe Pal në Bujanoc është bërë përsëri shënjestër e hajdutëve.

Sipas informacioneve nga hetimet, një burrë i panjohur ka ardhur me biçikletë, ka hyrë në kishë dhe ka vjedhur disa sende. Ai ka marrë para, pajisje teknike, si dhe sendet prej argjendi dhe të arta.

Gjithashtu, është thyer edhe kutia e kontributeve, por ende nuk dihet saktë shuma e parave që hajduti ka marrë me vete. Policia ka konfirmuar se po zhvillon kërkime për autorin e ngjarjes.

Kisha e shenjtëruar në nder të apostujve Pjetër dhe Pal, e ndërtuar në vitin 1852 mbi themelet e një kishe më të vjetër, ndodhet në hyrje të qytetit, çka shpesh e bën objekt sulmesh nga hajdutë.

Në vitet e kaluara, ajo është grabitur disa herë, si nga migrantë, ashtu edhe nga njerëz të varur nga droga.

Back to top button