“El Clasico”, shpresa e fundit për Barcelonën

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino ka paralajmëruar lojtarët e tij se “El Clasico” i të dielës do të jetë “shansi i fundit” nëse dëshirojnë të luftojnë për titullin e ligës.
Në rast se Real Madridi shënon fitore në Santiago Bernabeu atëherë madrilenët do të ishin shtatë pikë para kampionëve spanjollë kur kanë mbetur edhe nëntë ndeshje deri në fund të këtij sezoni, por Martino pranoi se gara për titull mund të përfundojë nëse ata e humbin këtë ndeshje.
“Kjo është mundësia e fundit që kemi. Pas kësaj xhiroje mbesin edhe nëntë ndeshje dhe ne synojmë që të shkurtojmë distancën me ta. Në xhirot e fundit ekipet nuk dështojnë shpesh”, ka thënë Martino.
“E kuptoj se ne duhet të luajmë mirë dhe të mos i japim hapësirë Realit për kundërsulme. Pastaj duhet ta mbajmë në kontroll edhe Cristiano Ronaldon. Loja më e mirë do të vijë nga ana e mbrojtjes sonë”.