Ja dëmet që ka shkaktuar era e fortë në Prishtinë (Foto, Video)
Erërat e forta që kanë mbretëruar si pasoj e motit të ligë paraditën e së mërkurës në Prishtinë kanë shkaktuar mjaft dëme.
Zyrtarë të komunës së Prishtinës njoftojnë se për shkak të thirrjeve të shumta telefonike në qendra e thirrjeve në Komunën e Prishtinës nga ka qytetarët i menjëhershëm ka qenë intervenimi për riparimin e këtyre dëmeve.
Dëmet janë shkaktuar në këto lokacione:
Prapa objektit të Qeverisë, është rrëzuar një lis i cili e ka dëmtuar një veturë të parkuar aty afër;
Në rrugën “Agim Ramadani”, prapa Hotel “Sirius”, është rrëzuar një lis;
Në fshatin Barilevë afër shkollës është rrëzuar një plep i cili e ka bllokuar rrugën;
Në lagjen Dardania është rrëzuar një lis;
Në rrugën “Agim Ramadani”, është thyer një degë e madhe e një lisi, dhe ka mbetur pezull;
Në rrugën “Ramiz Sadiku”, afër fakultetit të muzikës, është rrëzuar një lis mbi kulmin e një çerdheje me ç’rast ka shkaktuar dëme të vogla materiale;
Në fshatin Llukar, si pasojë e një lisi të rrëzuar, janë këputur kabllot e tensionit të lartë;
Në rrugën “Nazim Gafurri” një shtyllë elektrike është lëkundur;
Në rrugën “Luan Haradinaj” është rrëzuar një shtyllë ndriçimi;
Në rrugën “Agim Ramadani”, përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës, janë rrëzuar rrethojat e parkingut;
Pranë Fakultetit Ekonomik janë rrëzuar disa lisa,
Janë thyer xhamat e mbikalimit tek rrethrrotullimi.
Qendra e thirrjeve e Komunës së Prishtinës ka bërë koordinimin e intervenimeve në këto raste, duke njoftuar Zjarrfikësit, Policinë e Kosovës dhe KEDS-in.
Rrugët e qytetit të Prishtinës pas këtyre erërave kanë qenë të mbushura me degë të thyera, me ç’rast ka intervenuar kompania publike “Hortikultura”, duke bërë mbledhje e tyre.
Komuna e Prishtinës, bashkë me kompaninë “Hortikultura”, Zjarrfikësit, Policinë e Kosovës dhe KEDS-in ka intervenuar në secilin nga këto raste për ta pastruar vendin dhe për t’i parandaluar dëmet e tjera të mundshme. /Zëri/
