“Spektakli Hënës së Kuqe”, një fenomen natyror i veçantë i vëzhguar në qiellin e Preshevës

Një fenomen natyror i rrallë dhe i mahnitshëm i qiellit të erritur, i njohur si “Spektakli i Hënës së Kuqe” ose “Hëna e Gjakut”, u vëzhgua natën e 7 shtatorit mbi qiellin e Preshevës. Shumë banorë lokalë ndoqën me interes këtë skenë të veçantë dhe ndanë fotot e tyre në profilet e mediave sociale, duke shënuar këtë moment me etiketën #bloodmoon2025.

Siç shpjegojnë astronomët, ky fenomen ndodh kur Hëna është në fazën e plotë dhe Toka ndodhet midis Diellit dhe Hënës, duke e bërë këtë të fundit të duket e kuqe për shkak të shpërndarjes së dritës në atmosferën e tokës.

Vëzhgimi i hënës së kuqërremtë është një ngjarje e veçantë që të tërheq vëmendjen e të gjithë dashtarëve të natyrës dhe astronomisë.

Back to top button