Lajme

Më këto goma mund të kaloni 130.000 KM (Video)

Kjo është kilometrazhi për të cilin prodhuesi jep një garancion.

Nokian nga Finlanda, i njohur për gomat e dimrit, nxjerr gomat e reja me emrin One, që mund të mburren me jetëgjatësinë e tyre të paarritshme.

Këto janë goma universale, gjatë gjithë sezonit, që do të thotë që mund t’i drejtoni gjatë gjithë vitit, nëse ligji ju lejon të bëni diçka të tillë, natyrisht.

Siç pretendon Nokian, garancia e jetëgjatësisë jepet për gati 130,000 km, më saktësisht 128,750 kilometra.

Gomat tashmë janë prodhuar në shtetin Amerikan por edhe nga disa fabrika në Evropë, megjithëse goma është zhvilluar për tregun e Amerikës së Veriut.

Sekreti i tyre është në materialet, më saktësisht në fibrat që forcojnë strukturën e gomave dhe ofrojnë rezistencë më të madhe, veçanërisht ndaj dëmtimeve të shkaktuara nga gropat në rrugë dhe të ngjashme.

Prodhuesi finlandez gjithashtu e publikoi edhe videon.

Related Articles

Back to top button