Lajme

Vuçiq: Nëse fillon dëbimi i serbëve nga Kosova, NATO do të ketë afat 24 orë dhe pastaj ne do të futemi me ushtri

Vuçiq tha se nëse fillon dëbimi i popullit serb ne Kosove e ky debim nuk ka filluar ende dhe se Serbia po e vëzhgon situatën.

Presidenti shtoi se Serbia nuk do të hyjë në Kosovë me trupat e saj dhe se do të presë që NATO të reagojë 24 orë në rast të një debimi. Nëse NATO nuk reagon, Serbia do të reagojë.

“Serbia ka ngritur vetëm gatishmërinë e saj luftarake, jo ushtrinë dhe policinë. Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës për shkak të marrëveshjes së Kumanovës” tha Vuçiq.

Vuçiq tha se debimi i popullit serb nuk ka filluar ende dhe se Serbia po e vëzhgon situatën, por gjithashtu po furnizon njerëzit serbe.

Presidenti tha se Rusia mbështet integritetin territorial të Serbisë, gjë që u dëshmua nga ambasadori Alexander Bocan-Kharchenko i cili vizitoi Jarinjen.

Related Articles

Back to top button