25 thënie të bukura nga Albert Einstein

1. Kur mbërriti në SHBA, Ajnshtajnit, si të gjithë emigrantëve të tjerë, i dhanë një pyetësor për të kompiluar. Ndër të gjitha pyetjet të cilave i duhej dhënë përgjigje, njëra pyeste: “Cilës race i përkisni?”. Dhe ai iu përgjigj: “Racës njerëzore”.
2. Në qoftë se Teoria ime e Relativitetit do të jetë e vërtete, Gjermania do të thotë se jam gjerman ndërsa Franca do te thotë se jam qytetar i Botës. Nëse teoria nuk do të jetë e vërtetë, Franca do të thotë se jam gjerman ndërsa Gjermania do te thotë se jam hebre.
3. Është më e lehtë të thyesh një atom sesa një paragjykim.
4. Derisa të ketë njerëz do të ketë luftëra.
Shpresoj t`ju pëlqen, këto janë për si përshëndetje për të gjithë anëtarët
5. Çmenduri është të bësh gjithmonë të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme.
6. Sëmundje shumë e keqe racizmi. Por mbi të gjitha e çuditshme: sëmurë të bardhët, por vret të zinjtë.
7. Kompjuterët janë shumë të shpejtë, precize dhe budallenj. Njerëzit janë shumë të ngadaltë, shumë pak precize dhe inteligjente. Së bashku përbëjnë një fuqi që e kalon imagjinatën.
8. Bota është një vend i rrezikshëm, jo për shkak të atyre që bëjnë veprime te këqija por për shkak të atyre që shikojnë pa thënë gjë.
9. Nuk e di se me çfarë lloj armësh do të luftohet në Luftën e Tretë Botërore, por di që në të Katërten do të luftohet me gurë dhe me shkopinj.
10. Ndryshimi midis gjenialitetit dhe budallallëkut është se gjenialiteti ka limit.
11. Paqja nuk mund të mbahet me forcë, por mund të arrihet vetëm duke kuptuar njëri-tjetrin.
12. Jeta është si të ecësh me biçikletë: në qoftë se do të jesh në ekuilibër duhet të lëvizësh.
13. Nuk e ke kuptuar me të vërtetë një gjë nëse nuk je në gjendje t’ia shpjegosh gjyshës tënde.
14. Nuk mendoj asnjëherë për të ardhmen. Ajo arrin aq shpejt…
15. Mos u shqetëso për vështirësitë e tua në matematikë, të siguroj se të miat janë akoma më të mëdha.
16. Nuk mund të zgjidhet një problem me të njejtin mentalitet që e ka krijuar atë.
17. Asgjë nuk është më praktike se një teori e mirë.
18. Për sa kohë që ligjet e matematikes i referohen realitetit, ato nuk janë të qarta dhe për sa kohë janë të qarta, ato nuk i referohen realitetit.
19. Në qoftë se do të lindja përsëri, do të bëhesha hidraulik.
20. Në qoftë se të dhënat dhe teoria nuk përputhen, ndrysho të dhënat.
21. Ne qoftë se në momentin e parë një ide nuk është absurde, atëherë nuk ka asnjë shansë që ajo të realizohet.
22. Është më mirë të jesh optimist dhe t’a kesh gabim sesa të jesh pesimist dhe të kesh të drejtë.
23. Vetëm dy gjera nuk kanë kufij, Universi dhe budallallëku njerëzor dhe për të parin nuk jam i sigurt.
24. E rëndësishme është të mos ndalosh së bëri pyetje.
25. Të gjithë e dinë që një gjë është e parealizueshme, derisa arrin një që nuk e di dhe e realizon.