Trump “shpall” fitoren

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zgjedhin presidentin për katër vitet e ardhshme, 2021–2025.

Amerikanët janë futur në procesin zgjedhor të ndarë si asnjëherë më parë në 50 vitet e fundit.

Presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur fitore të madhe rezultatin e së martës në zgjedhjet presidenciale përballë Joe Bidenit të Partisë Demokratike.

“Do të mbaj një fjalim sonte. Fitore e MADHE”, ka shkruar ai në rrjete sociale, në orët e para të mërkurës sipas kohës në SHBA.

Bazuar në rezultatet aktuale dhe projeksioneve, Bideni po udhëheq me votën elektorale, por në shtetet ku ka mbetur numërimi i papërfunduar, Trumpi është duke fituar.

Joe Biden është në epërsi ndaj Donald Trump në garën për president të ri në SHBA, raporton Fox News.

Ajo që i ka dhënë shpresë Trumpit për një tjetër mandate si president i SHBA-së janë rezultatet premtuese nga shtetet që ende nuk kanë publikuar rezultatet.

Duhen 270 vota elektorale për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Check Also
Close
Back to top button