Lajme

Për shkak të punimeve mbyllet për qarkullim rruga Rahovicë-Preshevë

Nga sot, do te mbyllet per qarkullim rruga Rahovice – Presheve, gjegjesisht nga fshati Rahovice deri ne rrugen Ramiz Sadiku. Rruga do te jete e mbyllur per qarkullim deri ne perfundimin e punimeve, njoftohet nga Ndermarrja Publike “Moravica”, percjell Presheva.AL

Nga kjo ndermarrje i behet thirrje banoreve te shfrytezojne rrugen alternative per qarkullim.

“Përshkak punimeve në ndrrimin e gypit kryesor që po kryhen në rrugën Ramiz Sadiku, luten qytetarët që të përdorin rrugë alternative (rrugën e Vranjës). Kjo do të krijojë kushte që punimet të kryhen më shpejtë dhe që uji i pijshëm të rikthehet sa më shpejtë në amvisëritë tuaja, por edhe për vetë sigurinë tuaj.” thuhet ne njoftimin e N.P “Moravica”.

Related Articles

Back to top button