Kanë votuar liderët e Luginës: Kamberi, Mehmeti, Sinani dhe Pajaziti

Kandidatët e “Koalicionit Shqiptar” dhe kryetarët e komunave të Luginës kanë ushtruar sot të drejtën e votës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi.
Kanë votuar bartësi i listës Shaip Kamberi, kandidati për deputet Visar Mehmeti, kryetarja e Komunës së Preshevës Ardita Sinani dhe kryetari i Komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti.
“Koalicioni Shqiptar”, që bashkon tetë parti shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, garon me numrin 17 në fletëvotim.
Vendvotimet qëndrojnë të hapura deri në ora 20:00.
