Nuk duronte dot gruan në shtëpi, shkon në burg

“Më mirë në burg, se me gruan në shtëpi”. Kështu është shprehur një i dënuar me arrest shtëpie në Francë, i cili ka thyer “byzylykun elektronik” që shërbente për të treguar se në çfarë vendi ndodhet i dënuari.
54 vjeçari Philippe Brongniart, ka deklaruar se nuk e duronte dot situatën e krijuar në shtëpi, ndaj më mirë parapëlqente që të rrinte në burg, sesa të qëndronte në shtëpi me gruan dhe të duronte këtë të fundit. Pas ndarjes nga gruaja e parë, ai u bë alkoolist dhe në vitin 2013 kreu disa vepra penale, për të cilat u dënua me burg, por më pas gjykata vendosi që ta linte në “arrest shtëpie”.
Ai u martua sërish, por me sa duket, as me gruan e dytë nuk gjeti qetësi, pasi kishte konflikte çdo ditë.E keqja e tij është se kërkesa për t’u kthyer në burg nuk është pranuar dhe tashmë pritet që gjykata të japë vendimin përfundimtar.