LajmeSport

Turneu tradicional “Musa Musahu 2023” fillon më 10 qershor (Foto)

Qendra Sportive “Presheva” në Preshevë, ju njofton të gjithë dashamirëve të lojës së futbollit, se po fillon Turneu Tradicional në futboll të vogël “Musa Musahu”.

Prezantimi i ekipeve bëhet nga data 30.05.2023 (e martë) deri më 09.06.2023 (e premte) në orën 14:00.

Ndërsa turneu zyrtarisht nis më datë 12.06.2023 (e shtunë).

Ndeshjet luhen me sistem eliminimi dhe me formacion 1+4 skuadrat duhet të dorëzojnë listat e lojtarëve. Pagesa për ekip është 5,900,00 dinarë.

Ekipet duhet të luajnë sipas rregullave të futsallit (rregullat e QSP).

Fondet e grumbulluara do të ndahen për vendet I, II dhe III në këtë mënyrë:
Vendi i parë: 55% (dhe një shpërblim shtesë prej 500 €)
Vendi i dytë: 35%
Vendi i tretë: 10%

Related Articles

Back to top button