I riu shqiptar thyen rekordin e Kanadasë në Atletikë dhe atë botëror

I riu shqiptar Gëzim Dimnaku, ka thyer rekordin kombëtar të Kanadasë në atletikë, disiplina kërcim trehapësh, në kampionatin që u zhvillua në Moncton, New Brunswick.
Gëzimi tregon se në kampionatin kombëtar kanadez të Atletikës që u zhvillua atje, arriti të thyejë rekordin kombëtar kanadez për master 40 me 12 cm.
Madje Gëzimi theu dhe rekordin e tij, sepse në kërcimin e dytë trehapësh, arriti në 14.23 cm nga 14.11cm në rekordin e parë.
Djaloshi i talentuar që jeton në Calgary Alberta në Kanada, në këtë mënyrë, arrin të kryesojë jo vetëm në Kanada por edhe në të gjithë botën me këtë rekord të vënë.
Gëzim Dimnaku ish atlet i Shqiperise, jeton prej vitesh në Kanada, ku nuk e ka lënë pasionin e tij si atlet.

Leave a Reply

Back to top button