Mbahet ekspozita e vizatimit analitik dhe pikturës në Preshevë (Video)

Eshtë mbajtur ekspozita e dytë e radhës me punimet e nxënësve të Shqiprim Fejzullahut të cilët e kanë vijuar kursin e vizatimit analitik.

Ekspozita është mbajtur në shtëpinë e kulturës ”Abdulla Krashnica” në Preshevë.

Në këtë ekspozitë pjesëmarrës ishin njerëz të shumtë të cilët kishin ardhur për qëllimin e vetëm të prezentojnë në këtë ekspozitë për të parë profesionalizmit e këtyre nxënësve të cilët me punimet e tyre aq origjinale të bënin të mendosh se je duke e parë një realitet që është shëndrruar në një format më të vogël sa për ta prekur dora e njeriut.

Fjalën hyrse të kësaj ekspozite e morri drejtori i shtëpisë së kulturës z.Valon Nuhiu ku nxënësve që kishin kontribuar me punimet e tyre në këtë ekspozitë i faleminderoi dhe njëkohësisht i dëshiroi suksese duke mos dyshuar në këtë të dytën asnjëher me punimet madhëeshtore që kishin vendosur në ekspozit.

Fjalimi i profesorit Shqiprim Fejzullahu i motivonte edhe më shumë këta nxënës për të vazhduar më tutje, ku puna për këtë ekspozitë ishte rreshtë tre muaj punë në mënyrë intenzive për përgaditjet që me hapjen e ekspozitës të dukej gjithqka e përkryer si ekspozita më e madhe në Preshevë që është organizuar ndonjëher me më shumë se 300 punime.

Nxënësja e prof.Shqiprim Fejzullahu para të gjithëve faleminderoi për kondributin dhe gjithë mundin duke i’a dedikuar të gjitha këto profesorit të tyre Shqiprim Fejzullahut.

Nuk mungoi edhe fjalimi i mësuesit të parë të profesorit ku ai thoshte se Shqiprimi nga cikli i ulët ka treguar se ëshët i lindur për këtë punë e që me punimet e tij si I vogël të bënte të mendosh se nuk është diqka e punuar por është realitet.

Në fund të këtij evinimente Shqiprim Fejzullahu me drejtori e shtëpis së kulturës Valon Nuhiu shpërndajtën edhe mirënjohjet për nxënësit dhe gjithashtu një mirënjohje shkoi për drejtorin e shtëpis së kulturës ”Abdulla Krashnica”.

Back to top button