Bujanoci me më së paku të vaksinuar në Serbi

Bujanoci është ndër komunat në Serbi me numrin më të vogël të qytetarëve të vaksinuar, tha sot drejtori i Zyrës për e-Qeverisje, Mihailo Jovanoviq.
Jovanoviq tha se 3,255,000 vaksina janë dhënë deri më tani në Serbi, nga të cilat 1,945,000 janë doza e parë dhe rreth 1,310,000 janë doza e dytë.
Ai gjithashtu deklaroi se përveç komunave të Beogradit, të cilat janë në krye të tabelës për sa i përket numrit të vaksinuar, më shumë se 35 për qind e të rriturve u vaksinuan në Nish, Uzhice, Sremska Mitrovica, Priboj, Novi Sad, Kladovo, Kikinda , Mali Zvornik, Sremski Karlovci, Kragujevac, Pozharevac dhe Knjazhevac.
Tutin, Novi Pazar, Lajkovac, Mionica, Zagubica, Raca, Bujanoc, LJig, Zitoradja, Boljevac, Vladimirci, Razanj, Doljevac, Varvarin, Merosina, Krupanj, Sjenica dhe Osecina kanë më pak të vaksinuar, nën 20 përqind.
Jovanoviq shtoi se rreth 39,000 të huaj kanë marrë vaksinën në Serbi deri më tani.
“Ata mund të aplikojnë përmes portalit e-qeverisje, edhe nëse nuk kanë një vendbanim të regjistruar në Serbi, por qytetarët tanë kanë përparësi për momentin, fokusi maksimal për vaksinim e kanë qytetarët tanë” tha ai për RTS.
Pasi të përfundojmë me vaksinimin e qytetarëve tanë, nëse kanë mbetur vaksina, do të ftojmë edhe shtetasit e huaj të vaksinohen, përfundoi Jovanoviq.
Vaksinimi pa termin me vaksinat “Fajzer” dhe “Sputnik V” filloi javën e kaluar dhe sipas Jovanoviqit, dhjetëra mijëra qytetarë e shfrytëzuan këtë mundësi.
Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen.