Fatmir Limaj: Fitorja e dy deputetëve shqiptar në parlamentin republikan serb, është fitore historike

Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, fitoren e dy deputeteve shqiptarë të Luginës së Preshevës në zgjedhjet parlamentare të Serbisë – Riza Halimit dhe Shaip Kamberit – e sheh si fitore kombëtare.
“Lugina e Preshevës, në vend se të flas me një zë, do të flas fuqishëm me dy zëra në Parlamentin e Serbisë, duke sensibilizuar çështjen shqiptare atje dhe duke luftuar kundër padrejtësive e diskriminimit të shqiptarëve etnikë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë”, ka thënë.
Limaj thotë se faktori politik shqiptar, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, duhet të jetë unik dhe i vendosur t’i qëndrojë prapa interesave të shqiptarëve në Luginë.
“Më vjen keq për qëndrimin indiferent të institucioneve tona karshi problemeve të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, thotë ai. “Qeveria e Republikës së Kosovës nuk është serioze ndaj shumë temave në vend, e lërë më jashtë territorit. Nga kjo qeveri nuk duhet të pritet shumë. Shteti i Kosovës nuk guxon të ketë politika të momentit, por politika të qarta e vizionare”. 

Leave a Reply

Back to top button