Sot mbahet seanca e pestë e Kuvendit Komunal të Preshevës

Në sallën e madhe të Kuvendit Komunal të Preshevës sot, më 20 tetor 2025, po mbahet seanca e pestë e rregullt e këtij viti. Mbledhja ka filluar në orën 10:00 dhe është thirrur nga kryetari i Kuvendit, Agim Sabedini, në përputhje me Ligjin për vetëqeverisje lokale dhe Statutin e Komunës së Preshevës.
Në rendin e ditës të kësaj seance janë përfshirë disa pika me rëndësi për funksionimin e komunës dhe përmirësimin e politikave lokale:
1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar e Kuvendit, e mbajtur më 11 shtator 2025.
2. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për rishikimin e dytë të buxhetit komunal për vitin 2025.
3. Miratimi i programit vjetor për mbrojtjen, rregullimin dhe shfrytëzimin e tokës bujqësore për vitin 2025.
4. Shqyrtimi i aktvendimit për shkarkimin dhe emërimin e një anëtari të ri në Këshillin drejtues të Qendrës për Punë Sociale në Preshevë.
5. Pyetje dhe diskutime të këshilltarëve.
Kjo seancë pritet të ketë rëndësi të veçantë për çështjet buxhetore dhe zhvillimin ekonomik e social të komunës, veçanërisht në drejtim të politikave bujqësore dhe menaxhimit të shërbimeve sociale.
