Bujanoc: deri në ora 16:00 kanë votuar 12.662 qytetarë

Deri në ora 16:00, në Komunën e Bujanocit kanë votuar 12.662 qytetarë, që është rreth 28 për qind e 44.675 votuesve me të drejtë vote.

Numri i votuesve është dyfishuar që nga mesdita, kur deri në ora 12:00 kishin votuar 6.133 qytetarë.

Edhe në Bujanoc, si në Preshevë, dalja është rritur ndjeshëm në orët e pasdites, kur sipas KZK-së në Preshevë është vërejtur një fluks i madh votuesish që vijnë nga Kosova.

Shqiptarët e Luginës garojnë me listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar”, me numrin 17. Vendvotimet qëndrojnë të hapura deri në ora 20:00.

Back to top button