Dalja në Preshevë deri në ora 10:00: votuan 1.090 qytetarë

Deri në ora 10:00, në të gjitha vendvotimet e Komunës së Preshevës kanë votuar 1.090 qytetarë, ose 2.5 për qind e votuesve me të drejtë vote.

Votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi filloi në ora 7:00 dhe vendvotimet do të qëndrojnë të hapura deri në ora 20:00.

Shqiptarët e Luginës garojnë këtë herë të bashkuar në listën “Koalicioni Shqiptar”, me numrin 17. Meqë ka ende shumë orë deri në mbyllje të vendvotimeve, qytetarët kanë kohë të dalin dhe të votojnë.

Presheva.AL do t’ju njoftojë për daljen në oraret e ardhshme.

Back to top button