Kurti thirrje e re për Luginën: Shfrytëzojeni kohën e mbetur, votoni numrin 17

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë një thirrje të re qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që ende nuk kanë votuar, që ta shfrytëzojnë kohën e mbetur deri në mbyllje të vendvotimeve.

“Secila votë ka peshë për përfaqësimin dhe për të ardhmen tuaj”, shkruan Kurti në një video-mesazh të publikuar në Facebook.

Sipas tij, bashkimi në “Koalicionin Shqiptar” kërkon sot pjesëmarrjen e qytetarëve, ndërsa qëndresa ndaj diskriminimit dhe angazhimi për barazi marrin forcë nga vota. Ai u bëri thirrje votuesve të ftojnë edhe familjarët dhe miqtë të dalin në votime dhe të mbështesin numrin 17.

Vendvotimet qëndrojnë të hapura deri në ora 20:00.

Back to top button