Numri i fëmijëve në entet parashkollore këtë vit në rënie
Viteve të fundit në Komunën e Bujanocit numri i fëmijëve shqiptarë nëpër entet parashkollore gjithnjë në rënje, pamvarësisht se në disa paralele numri është rritur nga 1 apo 2 nxënës, por në të shumtën e rasteve ka rënie të numrit të nxënësve.
Edhe këtë vit numri i fëmijëve nëpër disa paralele të komunës sonë është në lëvizje, në Entin parashkollorë në fshatin Tërrnoc numri i fëmijëve këtë vit është 50, vitin e kaluar ka qenë 67, 17 fëmij më pak, në Nësalc këtë vit janë 6 femij vitin e kaluar kanë qenë 16, këtë vit në Konçul 8, Somolic 6, Dobrosin 4, Breznic 4, Muhoc 1 dhe Osllarë 3 fëmijë. Ndërsa paralelet që këtë vit kanë numër më të madh të fëmijëvë janë ajo në Bujanoc nga 46 sa kanë qenë vitin e kaluar këtë vit janë 51, Bilaçi këtë vit ka 18, Turia ka 8, vitin e kaluar ka pasur 3, në Lluçan vitin e kaluar kanë qenë 12 këtë vit vijojnë 14 fëmijë dhe në fshatin Letovicë vitin e kaluar kanë qenë 10 këtë vit janë 13 fëmij. Përgaditjet për këtë vitë i kanë bërë me kohë të gjitha paraletet, procesi edukativo arsimor ka nis me kohë dhe është duke u punuar sipas planit dhe programit, tha edukatorja Azize Iseni. Për ngritjen e numrit të nxënësve foli edhe edukatorja Nazlije Sopi, ajo shpreson se viteve të ardhshme të ketë numër edhe më të madhë të fëmijëve. Fat të njejt të renjes së numrit të fëmijëve sipas të gjitha gjasave do të kenë edhe shkollat fillore, kur ka rënje të numrit të fëmijëve në ente. Por siç po shihet edhe përkundër luhatshmëris së numrit të fëmijëve, argëtimi dhe gëzimi në çdo kohë mbretëron tek fëmijët dhe edukatoret. BujanociNet