Lajme

Pasurohen me krizën e refugjatëve: Shoferët e taksive fitojnë mbi 1000 euro në ditë

Fusha e Miratocit është takimi i parë i refugjatëve me autoritetet serbe pasi ta kalojnë kufirin nga Maqedonia i pret një kamp në Miratoc. Aty ata mund të marrin ndihmë mjekësore, iu ndahet pako me ushqim, si dhe i kontrollohen çantat e tyre me skener.

Pastaj ata marshojnë 2.5km për në fshatin Miratoc. Me të mbërrit në fshatin Miratoc aty i pret autobusi që transporton falas deri në Preshevë, transporti falas është për gratë shtatzëna dhe nënat me fëmijë, ndërsa të tjerët paguajnë një euro ose dy.

Por autobusët nga fluksi i madh i refugjatëve nuk kanë mundësi që të gjithë të i transportojnë, jo zyrtarishtë mësuam se UNHCR-ja ka mbet pa para dhe tani ka rralluar dhe autobusët, dhe refugjatët janë lënë në mëshirë të shoferëve të taksive.

Paguajnë nga 20 deri në 30 euro për person, ashtu si mirremi vesh thotë një shqiptar nga Presheva për portalin serb “kurir”, ai qeshi kur reporteri i portalit përpiqet ti bëj një pytje artimetike: pesë persona nga 25 euro, dhjetë herë në ditë sepse nga Miratoci në Preshevë nuk janë më shumë se 5km… Fitoni 1000 euro në ditë?
Ai i përgjigjet duke qeshur se nuk ka çdo ditë nga 10 turra. © Presheva.AL

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button