Lajme

Shqipja rikthehet në sheshin e Bujanocit (Foto)

Në sheshin kryesor në Bujanoc gjuha shqipe është rikthyer sërish në vendin që e kishte dikur.

Zyrtarët përgjegjës nga Drejtorati për Ndërtim, pas kërkesës nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, ka rikthyer shkrimin shqip në tabelën që shënonte hapësirën e këmbësorëve.

Në këtë tabelë nga persona ende të panjohur, ishte fshirë shkrimi shqip (Zonë këmbësorësh) duke lënë vetëm atë në gjuhën serbe (Pešačka zona).

Pas raportimit të rastit më 22 gusht nga portali informativ Titulli.com, erdhi edhe reagimi i KKSH-së, ku mes tjerash theksonte se rëndësia e promovimit të dygjuhësisë në shenjat treguese është mjet për bartjen e mesazhit që hapësira konkrete i takon gjithë qytetarëve që jetojnë në atë vendbanim dhe fakt që jetohet në harmoni ndërmjet grupeve të ndryshme të popullsisë.

Duhet theksuar se sheshi “Karagjorgje Petroviq” në Bujanoc mbetet më i frekuentuari nga qytetarët shqiptarë, sidomos gjatë sezonit të Verës. /Titulli.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button