Lajme

Në Preshevë nisin përgatitjet për Kurban Bajram

Besimtarët musliman kanë nisur përgatitjet për festimin e Kurban Bajramit.
Në Preshevë sot po bëhet tollovi dhe zhurm e madhe nga blegtorët që kanë dalë në qytet me afro 500 bagëti, duke ju ofruar qytetarëve mundësi për të bërë përzgjedhjen e tyre për blerje të kurbanave të cilët do të flijohen për hirë të kësaj feste të madhe “Kurban Bajramit”.
Pos shitësve të shumtë, për krahasim nga vitet tjera, që ditën e parë, edhe blersit ishin më në numër. Shitesit e bagëtive për Kurban për preshevaAL thonë se çmimi i kurbanit nuk ka lëvizur dhe mbetet i njëjtë sikur vitin e kaluar. Ata janë të kënaqur me kërkesë dhe kanë shpresë se sivjet do i shesin të gjitha kafshët.

Zgjedhje e madhe dhe çmime të arsyeshme. Kështu shprehen ata të cilët kishin dalë në treg për të blerë kurban. Kush një e kush dy kurban, të gjithë ndahen të kënaqur.

Kishte edhe nga ata qytetarë që ende nuk kishin vendosur për të blerë dhe ditën e sotme e kanë shfrytëzuar për të parë se si varijojnë çmimet.

Sa u përket çmimeve të kafshëve, për një dele paguhet nga 100 deri 130 euro, 150 euro kushton një dash ndërsa mbi 300 euro llogariten kafshët e mëdhaja. Presheva.AL

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button