Refugjatët lëndojnë me thikë shoferin e autobusit
Në incidentin që ndodhi të enjten rreth orës 14:30 në Vranjë, disa refugjatë, të shqetësuar për pritjen në kontrollimin e jashtëzakonshëm teknik, në turmën e madhe prej katër autobusëve që ishin nisur nga Presheva për në veri të vendit, ka lënduar një shofer me thikë.
Sipas informacioneve të cilat i ka siguruar portali “Juzne Vesti”, autobusët ishin ndaluar dhe dërguar në kontrollim teknik.
“Grupi i refugjatëve që ishin bërë me nerva së pari filluan të diskutonin për shkak të pritjeve në parkingun tek Qendra sportive. Në turmën e madhe, shoferi Predrag S. është lënduar lehtë, respektivisht ka marrë lëndim në gishtin e dorës së djathtë.”, raporton ky medium.
Në ndërkohë, taksistët i kanë transportuar refugjatët, siç supozohet, në drejtim të stacionit të autobusëve në Vranjë, ndërsa policia ka kryer hetimet në vendin e ngjarjes.