Lajme

Shqipëria konfirmon pjesëmarrjen në Eurovizion

Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në edicionin e radhës të Eurovizionit, festivalit të muzikës evropiane që mbahet në Stokholm.

Radio Televizioni Shqiptar ka konfirmuar pjesëmarrjen në Festivalin europian të këngës që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Suedi.
Fituesi i Festivalit të 54- të të këngës, do të përfaqësojë Shqipërinë për të 13-tin vit radhazi në spektaklin më të madh të muzikës europiane.

Herën e fundit Shqipëria u prezantua me këngën “I’m Alive” të Elhaida Danit.
Festivali do të mbahet në 10,12 dhe 14 maj, ndërsa Shqipëria tanimë ka hapur konkursin për pranimin e këngëve në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button