H&M lanson veshjet për gratë myslimane(Video,Foto)
Mariah është myslimanja e parë që ka veshur ferexhen në një reklamë të kompanisë H&M, gjigantit botëror në fushën e modës.
Mariah Idrissi është një londineze nga me origjinë nga Pakistani dhe Maroku, e cila kishte filluar të mbante shaminë qysh në moshën 17 vjeçare.
Ajo ka realizuar reklamën e saj të parë me H&M.
“Gjithmonë femrat që mbajnë ferexhe janë të injoruara kur vjen puna te moda”, ka thënë ajo, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova. Duke folur për ditët kur e xhironte reklamën ajo ka thënë: “Stafi që po e realizonte reklamën dhe dizajnerët që punojnë për H&M ishin shumë të respektueshëm”.
Modelja me ferexhe, ka thënë se brendi ndërkombëtari modës, i kishte siguruar kushte shumë të përshtatshme modeles duke i dhënë një hapësirë shumë private të veshjes dhe e kishte ndaluar praninë e meshkujve në zonat ku ajo bëhej gati për reklamën.
“Nëse kameramani hetonte diçka që nuk dukej në rregull, ata e ftonin një grua që të më rregullonte. Ishte e mrekullueshme”.
Klipi reklamues i H&M shfaq po ashtu modele të etnive të ndryshme, me tipa diversë të trupave, një atlet me aftësi të kufizuara, e po ashtu persona me orientime të caktuara seksuale”.
Motoja e kësaj reklame është “nuk ka rregulla në modë”.
https://www.youtube.com/watch?v=BCm2TzRP_yA