Lajme

Shqiptari nga Presheva pat fatin të vdes në Qabe (Mekë)

Rituali i haxhit, i cili konsiderohet njëra nga pesë shtyllat e fesë Islame, këtë vit ka qenë më i dhimbshëm, sepse kanë humbur jetën rreth 800 pelegrinë. Veç kësaj, si pasojë e humbjes së kontrollit së turmës, lëndime kanë pësuar edhe shumë të tjerë.
Gjithashtu, po sivjet, gjatë rënies së një vinçi, me vdekje e kishin pësuar mbi 100 veta dhe shumë të tjerë të lënduar.
Por, siç ishte deklaruar edhe më herët nga zyrtarë të Bashkësisë Islame të Kosovës, për fatin e mirë, në mesin e tyre nuk ndodhej asnjë shqiptarë.
Në bazë të dhënave që disponon BIK, në historinë e fundit të haxhit të shqiptarëve, nuk është shënuar ndonjë incident nga i cili të ketë pësuar ndonjë shqiptarë.
“Nga informatat që i posedojmë ne si institucion, e mbaj mend para disa viteve kur një pelegrin nga Presheva ka ndërruar jetë në xhaminë e Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të), në Medinë. Aso kohe, këtij pelegrini i ishin kryer të gjitha ritualet fetare në atë vend. Madje edhe e pamja ishte hapur atje, të cilën e kishin hapur pelegrinët shqiptarë që ishin atje. Por kjo ka qenë vdekje natyrale e jo nga ndonjë aksident”, ka thënë për Telegrafin, sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Resul Rexhepi.
Sipas tij, ata si gjithashtu BIK kanë regjistruar një informatë, kur para disa kohësh një pelegrin tjetër ishte lënduar pasi që ishte goditur nga një veturë, por që fati i tij, ai kishte shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button