Lajme

Liderët mblidhen për zgjidhjen e problemit të teksteve mësimore, PVD nuk është e interesuar

Bllokimi i teksteve mësimore nga qeveria e Sërbisë të cilat i ka dhuruar Ministria e Arsimit dhe Teknologjisë e R Kosovës për nxënësit shqiptarë të Luginës, ka qenë qëllimi i takimit urgjent i thurrur sot në orët e pasditës nga kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu me liderët politik të Luginës.

U bënë gati 30 ditë që librat janë të bllokuara në terminal 103.223 tekste mësimore, kryesisht për nxënësit shqiptarë, pse po zvarriten në këtë terminal, pse qeveria e Sërbisë po luan me Arsimin shqip në Luginë të Preshevës, ky sipas Musliut ka qenë qëllimi i takimit urgjent të liderëve shqiptarë në të cilin pa kurfar arsyetimi mungoi PVD. Kryetari i KKSH-së pas takimit u shpreh se “kemi patur shkresë nga ana e terminalit se qka më tutje me tekstet mësimore, një përgjigje të tillë ne do t’ua kthejmë nesër terminalit, por edhe Ministrisë sepse në qershorin e këtij viti ne kemi kërkuar nga Ministria e Arsimit e Sërbisë, gjegjësisht Ministri Vërbiq por nuk kemi marë asnjë përgjigje, dhe kjo ka nënkuptuar se përgjigja është pozitive, për këtë arsye kemi kërkuar nga Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës që këto tekste të lejohen si donacion për nxënësit shqiptarë të Luginës, sepse deri më tani nuk kemi patur tekste arsimore adekuatem, kan qenë tekste të përkthyera” ka thënë Musliu. Përpjekje për zgjidhjen e teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë të Luginës sipas kryetarit të KKSH-së po bëhet edhe në Bruksel, ku Ministri i R.Kosovës është duke biseduar pikërisht për tekstet mësimore dhe nostrifikimin e diplomave, dhe kështu sipas Musliut këtyre ditëve pritet një përgjigje pozitive në këtë drejtim. Musliu apelon tek nxënësit shqiptarë që të kenë durim edhe pak ditë sepse problemi i teksteve mësimore do të zgjidhet. Duke e parë qëndrimin e Bashkimit Europian dhe angazhimin e bisedimeve rreth reciprocitetit, mes sërbëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Luginës, Musliu mendon se ky problem doemos do të zgjidhet, si dhe shum probleme tjera me të cilat përballen shqiptarët e Luginës. Në këtë takim morën pjesë kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, ai i Preshevës Ragmi Mustafa, lideri i RD-së Ramiz Latifi njëherit kryetar i KK të Preshevës, ndërsa sipas Musliut Skender Destani ka treguar arsyetimin për mos pjesmarrje, por lideri i PVD edhe pse kishte qenë i ftuar pa kurfar arsyetimi nuk ka marrë pjesë në këtë takim. Sa i përket mosunitetit të liderëve shqiptarë, gjegjësisht mospjesmarrjes së PVD-së në këtë takim të rëndësishëm, kryetari Musliu ka deklaruar se, “kjo që po vepron PVD let mbetet në ndërgjegjën e tyre, të cilët nuk kanë mundur të gjejnë kohë që së paku një orë të ulemi dhe të bisedojmë për fatin e nxënësve shqiptarë, sepse nuk është vetëm fati i koalicionit por është fati i gjith shqiptarëve, kur ata dijnë tërë ditën me shkrujt nëpër Facebook-ka dhe ti kontrollojnë se kah lëvizin njerëzit, atëherë ta vlerësojnë vet popullata e Luginës së Preshevës se qka bëjnë dy deputetët, të cilët marin miliona dinarë pikërisht nga qytetarët shqiptarë, prej qeverisë së Sërbisë, dhe për këtë arsyeje ata duhet të jenë më të zëshmit në zgjidhjen e këtij problemi dhe jo të heshtin” ka thënë Musliu./BujanociNet/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button