Çfarë është lufta? Ja si përgjigjen në këtë pyetje fëmijë nga e gjithë bota! (Video)
Fëmijët nëpër botë – nga Londra dhe Washingtoni i qetë deri tek Donetsku dhe Damasku të shkatërruar nga lufta, i janë përgjigjur pyetjes: A e dini se çfarë është lufta? Ja se çfarë thanë ata.
Eila Zecevic-John (4) nga Londra kurrë nuk ka dëgjuar për këtë fjalë. “Luftë?”, ka pyetur si e habitur ajo.
“Luftë është kur një vend e mund tjetrin”, thotë shtatëvjeçari Luis Zecevic-John nga Londra, transmeton Telegrafi, derisa Sava, kolegu i tij, beson se luftë është “kur njerëzit duan të vrasin njëri tjetrin”.
Tetëvjeçarja Katie nga Washingtoni ka gjetur edhe fjalë të mira për luftën. Ajo mendon se kur “shtetet luftojnë, kjo bëhet diçka më konkrete”.
E fëmijët e Damaskut dhe Sirisë e dinë shumë mirë se çfarë është lufta – ata e kanë parë fuqinë e tyre shkatërruese të demonstruar ndaj të dashurve të tyre.
“Lufta të lë pa shtëpi. Lufta është shkatërrim. Ju nuk mund të flini natën, ju nuk mund të dilni jashtë. Sheh shokët e vdekur, gjyshërit, fëmijët e tjerë”, janë përgjigjet e fëmijëve nga Siria rreth kësaj pyetje, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq Anton, një tre-vjeçar, banor i Donetsk në Ukrainën Lindore, ku konfliktet kanë lënë qindra civilë të pastrehë, thërret të gjithë njerëzit për paqe.
“Lufta është kur ka krisma armësh dhe atëherë unë jam i frikësuar”, thotë Antoni i vogël.