Lajme

Musliu në Bruksel për të drejtat e pakicës shqiptare në Serbi

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, nga dita e mërkurë do të marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët në Bruksel ku do të raportojë për pozitën e shqiptarëve në Serbi, veçanërisht atyre në Luginë të Preshevës.

Në këtë tryezë të organizuar nga Komiteti për Asociim BE-Serbi në Parlamentin Evropian, me iniciativë të eurodeputetit Marian Jean Marinescu, përveç përfaqësuesit të pakicës shqiptare do të marrin pjesë edhe përfaqësues të pakicave tjera që jetojnë në Serbi, raporton Titulli.com.

Në tryezën e rrumbullakët “Të drejtat e pakicave në Serbi, në kontekstin e integrimit të Serbisë në BE”, kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu do të raportojë për pozitën e shqiptarëve në vend, kërkesat e tyre si dhe sa po respekton Serbia të drejtat e kësaj pakice.

Gjithashtu, të pranishëm në këtë organizim do të jenë raportuesi për Serbinë për t’u bashkuar me BE, si dhe eurodeputetë të tjerë, anëtarë të Komisionit. /Titulli.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button