Lajme
Ja dëmet që shkaktoi shiu i fundit në Preshevë (Video)
Shiu i rrëmbyeshëm që kaploi para disa dite Komunën e Preshevës ka shkaktuar dëme të konsiderueshme të pronave private.
Përveç shiut që si fenomen natyrorë është i pashmangshëm shkak i dëmëve që po u sjellin qytetarëve është edhe pakujdesia e disa banorëve vendas.
Ata hedhin material të egër ndërtimor,mbeturina vend e pa vend bllokojnë shtratet e prrenjëve dhe bëhet devijimi i ujit.
Gjatë reshjeve të fundit ka pësuar Hevzi Fejzullahu nga fshati Tërrnavë ku rrëmuja e shiut ka sjellë mbeturina në oborr si gurë të përmasave të ndryshme dhe të tjera.
Ndërgjegjësimi i qytetarëve për mirëmbajte të lokacioneve publike do të duhej që të jetë i pashmangshëm që të bëjmë ambientin më të sigurt ku jetojmë. Presheva.AL