Lajme

Gjindet fëmija i humbur nga Siria në Preshevë

Kjo ndodh shpesh, nga fluksi i madh i njerëzve edhe humbasin njëri tjetrin, rasti i fundit që kishte ndodh është ku një fëmijë mbeti në Preshevë ndërsa nënë dhe gjyshja e tij kishin marrë rrugën për në Beograd.
Sic njofton ministri për punë dhe politikë sociale Aleksandar Vulin, policia ka arritur ta bashkojë përsëri këtë familje, transmeton Presheva.AL

Sipas informatave të Presheva.AL foshnja e humbur u gjet dje në qendrën e pranimit për refugjatë në Preshevë. Falë ndërhyrjes së shpejtë të Qendrës për Mirëqenie Sociale dhe Komisariatit për Refugjatë, u gjet nënën dhe gjyshja e fëmijës në qytetin serb “Kanjizha”, foshnja kishte vetëm një vit e gjysëm tha Ministri për Punë dhe Politikë Sociale Aleksanadar Vulin.

“Një fëmijë një vit e gjysmë u gjet në Preshevë. Fëmija është marrë menjëherë dhe u vendos në Qendrën për punë sociale, ku aty është veshur dhe ushqyer, përmes Komisariatit për Refugjatë, kërkesën për prindërit .. Shumë shpejt kemi gjetur një nënë dhe gjyshe i cili u largua nga Siria.
Gjëra të tilla ndodhin shpesh, por ne kemi arritur gjithmonë të i bashkojmë familjet e ndara, tha Vulin. Presheva.AL

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button