Ky është refugjati më i vjetër që mbërriti në Gjermani
Quhet Abdul Kadir Azizi, thuhet se ka 110 vjet, është i verbër dhe i shurdhër dhe ka gjasa të jetë refugjati më i vjetër i cili mbërriti në Gjermani.
Plaku 110 vjeçar me origjinë nga Afganistani me tetë anëtarët e familjes aktualisht gjindet në qytetin Pasau në Gjermani.
Kur autoritetet gjermane kërkuan ditëlindjen e Azizit, familja e tij ka deklaruar datën 1 janar 1905, por ai nuk kishte dokumente identifikimi për të konfirmuar atë.
“Edhe në qoftë se ka vetëm 90 vjeç, udhëtimi refugjati është sukses i jashtëzakonshëm, tha për gazetarët Werner Straubinger, një zëdhënës i policisë federale gjermane.
Vajza e ti 60 vjeçare tha se plakun e kanë bartur anëtarët e familjes gjatë rrugës deri në Gjermani.
Sipas vajzë, familja u largua nga Afganistani, pasi talebanët vranë tre fëmijë të Azizijt.
Baghlan ndodhet rreth 160 kilometra nga Kunduz, mbi të cilën ushtria afgane u përpoq të rimarrë kontrollin.
Autoriteteve gjermane u habitën kur panë se Azizi njëqindvjeçar nuk kishte nevojë për një mjek, kur ai të martën arriti në Passau, në kufi me Austrinë. Policia në qendrën e paraburgimit, tha se ai ishte “i dobët dhe i pafuqishëm”, por që është “i qëndrueshëm”.
Azizi dhe familja e tij do të rivendoset në një qendër refugjatësh në krahinën e Hessen (Gjermani qendrore), por ai nuk do të udhëtoj në këmbë sikur nga Afganistani. Presheva.AL