Ballisti merr një çmim në Prekazin legjendar (Foto)
Ismajl Morina i njohur si Ballisti, ka marrë çmimin si ‘O sa mirë me qenë shqiptar” nga familja Jashari në Prekaz.
Ky çmim ndahet nga ‘Tifozët Kuq e Zi’ çdo vit, ndërsa sipas tyre këtë çmim e meritoi, tifozi i njohur shqiptar Ballisti.
“Duke ndjekur traditën, Tifozat Kuq e Zi edhe këtë vit kanë ndarë çmimin “O sa mirë me qenë shqiptar”.
“Në vigjile të ndeshjes së 8 tetorit kundër serbëve, kush tjetër mund ta meritonte më shumë sesa ai që para një viti në Beograd bëri të gjithë shqiptarët krenar me gjestin e tij”.
“Është fjala për Ismajl Morinën (i njohur në opinion si Ballisti). Për të dhënë mesazhin e bashkimit, por edhe për t’u frymëzuar përpara ndeshjes së kthimit në Elbasan, ky çmim Ballistit i’u nda në Prekazin legjendar, nga familja Jashari”, shkruhet në njoftim e ‘Tifozave Kuq e Zi’.