Lajme

QSA, Kryqi Kuq dhe Zyra për të rinjë u dalin në ndihmë refugjatëve në Preshevë (Video)

Kampi i refugjatëve në Preshevë sot ka qenë i zbrazur, krahasur me numrin e refugjatëve të ditëve të kaluara arrinte në 7000 në ditë, sot gjithçka ishte qetë, por dita ditës ky numër mund të ndryshojë sepse pritet një fluks edhe më i madh.

Përeveç organizatave të huaja që po i ndihmojnë refugjatët, ata gjithashtu po ndihmohen edhe nga Organizatat jo qeveritare që veprojnë në Komunë të Preshevës.

Xhelal Hasani përfaqësues i Organizatës Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë tha se QSA po i sjellë ndihmë si në veshmbathje, ushqim dhe gjësende tjera, ai shtoi se QSA shpërndanë 1000 racione  në ditë, dhe me këtë arrin ta mbulojë fluksin ditor të refugjatëve, gjithashtu potencoi se aksionin e QSA-se po e përkahin edhe shumë njerëz nga vende të ndryshëm të botës.

Edhe Kryqi i kuq në Preshevë ka filluar të merret me refugjatët që nga fillimi.
Ahmet Halimi sekretar i Kryqit të Kuq në Preshevë për Radio Televizionin Aldi tha se ata janë 24h me 3 ndrrime për ti ndihmuar refugjatët në vendin tonë, dhe afër 100 mijë refugjatëve janë evidentuar nga kryqi i kuq i Preshevës.
Kryqi i kuq në Preshevë në bashkëpunim me UNHCR-në dhe Karitasin ofrojnë ndihma ushqimore, higjieniko-sanitare si dhe veshmbathje, gjithashtu ata bashkëpunojnë edhe me Ndihmën e parë ku dhe i ofrojnë ndihmë mjeksore.

Ndihma për refugjatët po vijnë edhe nga Zyra për të Rinjë, Driton Rexhepi përfaqësues i kësaj zyre tha se po vazhdojmë aksionin për ti dal në ndihmë këtyre refugjatëve të huaj si në ushqim, veshmbathje dhe transport falas nga Miratoca në Preshevë.
Ai po ashtu tha se Zyrës iu kanë bashkangjitur edhe vullnetar të huaj të rinj të cilët kanë ardhur si nga Zvicra, Gjermania, Suedia, Austria. Presheva.AL

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button