Lajme

Televizionet shqiptare paguajnë 170 mijë euro për një episod të serialave turke

Plani i Turqisë për eksportimin e serive televizive mund të arrijë në mbi 300 milionë euro këtë vit, pohojnë përfaqësuesit e kësaj industrie që po marrin pjesë në Panairin e Tregut Ndërkombëtar të Programeve të Komunikimit në Cannes.
Në këtë panair, Turqia madje ishte shtet nderi, ngase në dekadën e fundit shitja e një episodi të ndonjë serie turke nga mesatarisht 445 euro për një episod, u rrit deri në 278 mijë euro, raporton TV Arta!
Në vitin 2004, Turqia fitoi vetëm rreth 8 mijë euro në vit nga eksporti i një episodi, por këtë vit vlerësohet se mund të fitojë mbi 300 milionë euro në total. Në këtë panair është thënë se një seri, të cilën organizatorët nuk deshën ta zbulonin, është shitur me çmim prej 170 mijë euro për episod.
Turqia eksporton seritë e veta në mbi 80 shtete, që nga Lindja e Mesme deri në Amerikën Latine. Synimi është që vlera e serive të shitura të arrijë në mbi 1 miliard euro në vit, njoftuan nga Oda Ekonomike e Stambollit.
Me mesatarisht 400 milionë shikues në gjithë botën, turqit duan ta zgjerojnë tregun duke synuar edhe shtetet Skandinave, Kinën, Indinë e të ngjashme.
Panairin në Kanë janë duke e ndjekur edhe shumë yje të serive, si Halit Ergenxh, i njohur botërisht në rolin e sulltanit Sylejman, në serinë ‘Shekulli i Madhërishëm’, apo Këvanxh Tatlëtu, i adhuruar kryesisht për pamjen e tij. Bashkë me ta janë edhe koleget e tyre të njohura si Beren Sa-at, e cila aktroi në seri, si ‘Dashuri e ndaluar’ dhe Fatmagyl dhe Tuba Byju-kystyn, e nominuar në vitin 2014 për shpërblimin Emmy.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button