Ky student serb po trondit gjithë Serbinë: Shqiptarët nuk janë siç na kanë mësuar në Beograd (Video)
Një student serb është ndarë i fascinuar me mikpritjen shqiptare.
Një student serb, i cili ka qenë pjesë e ekspeditës së studenteve të cilët kanë qenë të ftuar në Shqipëri për ndeshjen kundër Serbisë.
Ai ka thënë se është penduar që nuk ka shkuar kurrë, ai mendon se shqiptarët janë njerëz shumë të mirë.
Më poshtë keni fjalimin e tij, të cilin mund edhe ta shihni në video me tira anglisht.
“Në Tiranë kam fituar shumë përshtypje pozitive. Jam ndier shumë mirë, sepse njerëzit janë mikpritës, janë të mirë. Kemi ecur lirshëm nëpër qytet dhe kemi folur serbisht kur rrinim në kafe. Askush s’na ka shikuar për këtë”
“Tërheqëse është se për ta ne ishim një lloj hiti, na ndalnin të fotografoheshim, familja te e cila ishim më ka pritur si të isha djali i saj, më kanë gostitur. Në asnjë çast nuk jam ndier keq atje apo jo i mirëseardhur. Të rinjtë na uruan pas ndeshjes së futbollit. Sinqerisht t’ju them në një çast nuk e dija për cilin ekip të bëjë tifo”
“Ata na thoshin të bëjmë tifo edhe për Shqipërinë, edhe për Serbinë, normalisht pak më shumë ishim për ekipin tonë, për kombin tonë. Mediumet këtu (në Serbi) japin një imazh të gabuar, ato u transmetojnë njerëzve një imazh të gabuar. Sipas të gjitha gjasave kjo është për shkak të politikës, për shkak të problemeve më të largëta, më të vjetra”
“Familja ime kur u nisa më së shumti frikësohej për shkak të ndeshjes, ndërsa nuk kishte asnjë problem me vizitën time në Tiranë për shkak se edhe gjyshi im këmbëngulte të shkoj”, ka thënë serbi Vojkan Udoviçiq.
“Kur të pret shqiptari, ai është i gatshëm të japë dorën për ty. Dhe me të vërtetë unë e kam përjetuar këtë. Kam qenë në Maqedoni, në Greqi, por atje nuk kam përjetuar kaq shumë mikpritje si në Shqipëri. Mendimi im për Shqipërinë nuk ka qenë aq i keq”
“Një prej arsyeve kryesore që kam shkuar atje nuk ka qenë të konfirmoj opinionin tim, por të ndryshojë mendimin e disa njerëzve, të cilët nuk mendojnë në mënyrë racionale. Përfundimisht mendimi im për Shqipërinë tani është shumë, shumë, shumë më i mirë dhe shumë më pozitiv”.
“Shqipëria është një vend i bukur dhe me të vërtetë do të doja të shkoj atje sërish, dhe shpresoj se do të kem rastin të vizitoj Shqipërinë. Sidomos për shkak të njerëzve që i kam njoftuar dhe për shkak të mikpritjes. A do t’i këshilloja të rinjtë e Serbisë të shkojnë në Shqipëri? Natyrisht që po. Sidomos atyre që janë paksa mendjengushtë sa i përket Shqipërisë, nuk është e thënë të kenë ndonjë urrejtje të caktuar”.
“Do t’i këshilloja të shkojnë atje, të njoftojnë njerëzit që unë njoftova apo të ngjashëm me ata që unë njoftova që t’i largojnë paragjykimet e tyre, sepse kjo gjithsesi është e mundshme, sepse si në Tiranë, si në Elbasan, si në Durrës lirshëm kemi folur serbisht, kemi shëtitur dhe nuk kemi përjetuar asgjë të pakëndshme. Janë njerëz të mirë, të kulturuar. Janë të ngrohtë si klima e tyre”, tha Vojkan Udoviçiq në fund.