Lajme

Fundosen dy varka mbyten 16 refugjatë, përfshirë tre fëmijë

Të paktën 16 persona, përfshirë tre fëmijë, janë mbytur gjatë tentativës për të mbërritur në ishujt grekë.
Në mëngjes një varkë me refugjatë sirianë u mbyt pak pasi ishte larguar nga brigjet e Turqisë. Në bordin e saj ndodheshin rreth 50 persona.
Shpëtuesit arritën të shpëtonin nga mbytja 25 persona ndërsa të mbytur u gjetën 12 trupa.
Ndërsa barka tjetër u fundos pranë ishullit greke Kalolimnos, ku u mbytën të paktën katër persona, tre fëmijë dhe një grua.
Gjatë këtij viti, International Migration thotë se 472 mijë refugjatë dhe emigrantë të huaj kanë zbarkuar në ishujt e Greqisë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button