Edhe në raundin e dytë dështon shitja e Radio Bujanocit
Edhe në raundin e dytë për shitjen e Radio Bujanocit, nuk ka pasur blerës, privatizimi ka qenë i pezulluar, dhe vendimi pritet nga Agjencioni për Privatizim që të kryejë procedurat deri në fund të transferimit për punëtorët pa pagesë.
Çmimi fillestar edhe pse më pak se gjysma e vlerësimit, nuk ka tërhequr asnjë blerës potencial, ka konfirmuar Hajredin Ademi, drejtor i kësaj shtëpie mediatike raporton Presheva.AL
Radio Bujanoci nuk është shitur as në raundin e dytë, edhe pse është ofruar për 15,827 euro, që është më pak se gjysma e kapitalit të vlerësuar – tha Ademi.
Ai thotë se kaluan dy raunde dhe punëtorët janë të gatshëm për të luftuar për mbijetesën e këtij mediumi.
Nëse do të shuhet ky medium edhe serbët edhe shqiptarët do të mbeten në terr informativ, sepse nuk ka asnjë medium në Bujanoc që merret me program dhe lajme serioze. Ne do të mundohemi me forcat tona që të krijojmë një grup aksionarësh, sipas njërit nga ligjet në Serbi aksionet i takojnë të gjithë punëtorëve, aksionet nuk i takojnë atyre që kanë qenë të angazhuar në ndërmarrjet shtetrore, edhe pse ende nuk kemi informacionin e duhur por një gjë është e sigurtë se të gjithë do të marrin aksionet, tha Ademi, transmeton Presheva.AL
Radio Bujanoci ka ekzistuar që nga viti 1994, duke punësuar 41 punëtorë, por tani janë vetëm 25, ku nga këta, 13 janë larguar dhe tre kanë lënë punën. Presheva.AL