Lajme

Polici serb shpërblehet sepse refuzoi të marrë mito 300€ nga Preshevari

Polici Miroslav Nikoliq (28) i cili nga N.D nga Presheva me datë 22 tetor ka refuzuar të marrë të holla me një shumë prej 300 euro do të shpërblehet, ka deklaruar kryeshefi i policisë në Vranjë Slagjan Velinoviq.

Srgjan Milenkoviq dhe Miroslav Nikoliq me 22 tetor kanë kontrolluar rrugën në relacion Vranjë – Vlladiçki Han. Në afërsi të Vlladiçki Hanit një mashkull i panjohur mi ofroi deviza që pa kontrollim ta lëshoj autobusin që po udhëtonte me emigrantë ilegal.

“Një person i panjohur mi ofroi 300 euro që të kthej kokën nga ana tjetër. Menjëherë kam ftuar dhe njoftuar kolegët. Autobusin e ka ndaluar kolega nga patrullimi Srgjan Milenkoviq. Në autobus kanë qenë emigrantë që nuk kanë pasë dokumente dhe vërtetime të policisë për të marrë azil në Serbi. Konsideroj që nuk kam bërë diçka të veçantë. Këtë do ta bënin të gjithë kolegët. Asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk do ta dëmtoja uniformën time” ka thënë polici i cili ka refuzuar të marrë mito.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button