MASHT në Shqipëri ndanë 165 kuota për Master profesional dhe shkencor për studentët e Luginës
Drejtoria e Arsimit të Lartë dhe Shkencës pranë Ministris së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipëris e ka njoftuar kryetarin e komunës së Preshevës me vendimin e Këshillit të Ministrave për kuotat e shkollimit në institucionet publike të arsimit të lartë.
Në njoftimin thuhet se, “Për kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit në institucionet publike të arsimit të lartë për programet e studimeve të ciklit të dytë me kohë të plotë “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave”, Presheva.AL, për vitin akademik 2015 – 2016” janё miratuar kuotat e pranimit për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit, përkatësisht 375 kuota për programet e studimit “Master Profesional” për të gjithë kandidatёt shqiptarё nga trojet jashtё kufijve tё vendit dhe 375 kuota per programet e studimit “Master i Shkencave”.
Shpёrndarja e kuotave nё total pёr ciklin e dytё ёshtё bёrё si mё poshtё:
Kosovë (Master profesional) – 82
Mal i ZI (Master profesional) – 110
Maqedoni (Master profesional) – 100
Preshevë, Bujanovc, Medvegjë (Master profesional) – 83
Totali: 375
Kosovë (Master Shkencave) – 96
Mal i ZI (Master Shkencave) – 111
Maqedoni (Master Shkencave) – 86
Preshevë, Bujanovc, Medvegjë (Master Shkencave) – 82
Totali: 375
Presheva.AL