Inkurajohen gratë nga Bujanoci e Presheva për hapje të bizneseve, aplikoni në konkurs
Në kuadër të projektit “Punësimi i grave të reja në sektorin e teknologjisë informative”, Shoqata Qytetare për Demokraci dhe Iniciativa Qytetare shpallin konkurs për punim pa pagesë të një webfaqeje prezantuese për ndërmarrje, organizata dhe institucione me seli në Vranjë, Bujanoc dhe Preshevë, shkruan Titulli.com.
Projekti ka përqëllim fillimin e një ideje që gratë e reja nga mjediset më pak të zhvilluara të fitojnë mundësinë që ti përshtaten tregut të punës dhe të hapin mundësi për biznes të ri ne industrinë premtuese të teknologjisë informative.
Ato që përfundojnë trajnimin për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e websajteve do të kenë përparësi që me punën e tyre ndihmojnë zhvillimin e ambientit lokal dhe në një farë mënyre të kotribuojnë në sjelljen e kushteve më të mira për komunitetin ku jetojnë.
Konkursi është i hapur deri më 12 Nëntor dhe të interesuarit të paraqiten në organizatat “Iniciativa Qytetare” dhe Shoqata për Demokraci në emailin: marija@gradjanske.org ose në linkun e organizatës.