Lajme

SKANDAL: Partneriteti POLITIKË – MYFTINI në shurjen e 265.000€ të vakëfit të BI në Preshevë

Kujt më t’i besojmë?!

Kjo është dilema që është ngritur këto ditë që qytetarët e Luginës e në veçanti besimtarët , të cilët gjatë kryerjes së obligimeve fetare, u lidhen imamëve dhe u dorëzohen për të qenë më afër Krijuesit të tyre, kurse këta të njejtit edhe pse porosisin të mos përvetësojmë apo shpërdorojmë pronën e huaj, të njejtën gjë e bëjnë vetë. A thua ajetet e Kur’anit vlejnë vetëm për besimtarët ku Zoti u drejtohet besimtarëve në Suren El Saff, ajeti 2: (يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لِمَ تَقُولُونَ مَا لَا تَفْعَلُونَ ﴿٢﴾ كَبُرَ مَقْتًا عِندَ اللَّـهِ أَن تَقُولُوا مَا لَا تَفْعَلُونَ) – “O besimtarë, përse flisni atë çka nuk e punoni? Sa e urrejtur është tek All-llahu të flisni atë çka s’e bëni!”

Është dëshpërues fakti që i pari i besimtarëve të Preshevës – myftiu i dyfishtë ua “ngulë thikën” nga mbrapa për një interes simbolik të kësaj bote.
Avokati nga Presheva, Ejup Kamberi, përmes një njoftimi për mediat, ka bërë të ditur se kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame, Fikret Limani, ka tërhequr padinë në llogari të Komunës së Preshevës dhe NT “Bratsvo”, në vlerë prej 265.000,00 euro, apo me shpenzimet për punën e kryer nga avokati kapin shumën e përgjithshme 2.859.250,00 dinarë.

Avokati Kamberi akuzon kryetarin aktual Fikret Limanin, për të cilin thotë se vepron me vetëdije të plotë dhe dashje kundër Bashkësisë Islame në Preshevë.
Përgjegjësia për këto humbje i takon Fikret Limanit, i cili me vetëdije të plotë ka shkelur mbi vakëfin e Këshillit të Bashkësisë Islame, duke luajtur me pasurinë e shenjët të këtij institucioni fetar.
Në njoftim për media të avokatit Kamberi, bëhet e ditur gjithashtu, se Fikret Limani një gjest të tillë e bënë krye më vete, në bashkëpunim me avokatin publik të Komunës së Preshevës, i cili sipas tij e udhëzonte se si të veprojë seancë.

Për aktin e kryer, që tani imamët dhe shërbimi profesional mund të inicojnë procedurë penale kundër Fikret Limanit, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, funksionit që e ushtron në kuadër të KBI-së, thuhet në njoftimin e avokatit Ejup Kamberi, të cilin mund ta lexoni të plotë në faksimilin e Lëndës së njoftimit.

P. S. Myftiu Limani së bashku me bashkëpunëtorët e tij deri më tani kanë organizuar një sërë aktivitetesh e aksionesh si në vend poashtu edhe në diasporë, për grumbullimin e mjeteve financiare për financimin e funksionimit të Medresesë “Gazi Isa Beg” në Preshevë, ku të njejtat mjete financiare do të mund t’i kishin shfrytëzuar për këtë destinim.


ejup-kamberi1

ejup-kamberi2

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button