Lajmi për Raketat Ruse në mesë të Preshevës dhe Bujanocit është gënjeshtër e porositur!?
Plasimi i informacionit për instalimin e Raketave Ruse në mesë të Preshevës dhe Bujanocit është gënjeshtër e porositur!, kështu sqaron për opinionin Nexhat Behluli, raporton Presheva.AL
Ai ne profilin e tij privat ne Facebook ka shkruar nje status ku ka sqaruar qytetaret qe te mos frigohen dhe te flen rahat neper shtepite e tyre sepse ne kete rajone nuk do te kete instalime tjera pervec bazes ushtarake qe gjindet ne Levosoje, ku aty po trajnohen Ushtrit e disa shteteve per misione paqeruajtese.
“Për të gjithë juve që nuk e dini, dhe Ju Liderët tanë politik që po maroheni se nuk e dini e n’vërtet e dini por heshtni dhe nuk flisni për qëllime të caktuara sepse ju konvenojnë senzacionale të këtij lloji.
E VËRTETA ËSHTË VETËM NJË:
-Në Rajonin tonë egziston vetëm një Bazë Ushtarake e cila tani më e ka statutin shumë specifik në të cilën po trajnohen Ushtri të disa Shteteve për misione paqëruajtëse e që në këtë drejtin vallen e udhëheq Ushtria më e fuqishme botërore e SHBA.s.
-Fleni rahat se në këtë rajon nuk do të ketë Raketa Ruse, spaku jo në 100 vitet e ardhëshme sepse dikush tjetër i ka lishu rrënjët !
“kurse mediat e paguara do të vazhdojnë të lehin”