Lajme

Vazhdon lobimi për peticionin “Ta kthejmë gjykatën”

Me inicimin dhe përfundimin e mbledhjes së nënshkrimeve, dorëzimit të tijë tek disa nga institucionet e planifikuara, ALTERNATIVA gjatë javës së kaluar vazhdoI dorëzimet dhe njoftimet lidhur me këtë inciativë.
Në këtë javë përveç ambasadës së Shqipërisë dhe Turqisë, u njoftuan edhe ambasada Amerikane, Britaneze, Gjermane dhe Zvicrane. Gjithashtu peticioni u dorëzua edhe tek Delegacioni i Unionit Europian në Sërbi, u pranua nga Z. Davenport, kryesues i këtij institucioni, për të vazhduar me një takim informues edhe me zyrën ndërlidhëse të Kosovës në Sërbi, gjegjësisht me Z. Valdet Sadiku i cili u njohtua edhe për aktivitetet e tjera të Alternativës.
Në takim me kryetarin e trupit koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Z. Zoran Stankoviq, ALTERNATIVA u sigurua për legjitimitet të peticionit dhe u njohtua që ky institucion ka filluar procesimin e peticionit me Ministrinë e Drejtësisë.
Për ti inkuadruar në këtë proces edhe mekanizmat institucionale lokale, njoftimi rreth peticionit i është dërguar edhe kryetarit të komunës së Preshevës si dhe dy deputetëve shqipëtarë në parlamentin e Sërbisë.
Me këtë janë kompletuar të gjitha aktivitetet e dorëzimit të peticionit dhe sipas ligjit pritet që branda afatit kohor kushtetues të njohtohet populli i Preshevës në lidhje me kërkesën e tyre për ta kthyer gjykatën. ALTERNATIVA është dakorduar me të gjitha institucionet e cekura që të vazhdojë lobimi deri tek realizimi i kërkesës për kthimin e gjykatës themelore dhe prokurorisë në Preshevë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button